Türkiye ka qenë gjithmonë një anëtare e përgjegjshme e NATO-s, tha Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë një konferece të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Istanbul.
"Ne do të vazhdojmë të forcojmë bllokun", theksoi kryediplomati i Türkiyes, Çavuşoğlu.
Sa i përket anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës, ministri i Jashtëm i Türkiyes theksoi se nuk janë zbatuar të gjitha pjesët e memorandumit të nënshkruar në Samitin e Madridit në qershor.
"Ne duhet t'i tregojmë kombit dhe parlamentit tonë se Suedia dhe Finlanda kanë ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar shqetësimet tona", theksoi Çavuşoğlu.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg në fjalimin e tij e falënderoi Türkiyen për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, e cila zhvillon mbrojtjen e saj falë Ankarasë.
"Türkiye është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe jep një kontribut të madh për sigurinë tonë të përbashkët", tha Stoltenberg.
Po ashtu, ai apeloi për anëtarësim të plotë vendeve nordike në NATO.
Korridori i drithërave përmes Detit të Zi gjithashtu ishte temë e konferencës për media në Istanbul.
"Zbatimi i marrëveshjes së grurit tregon një rol të rëndësishëm që Türkiye luan në konfliktin e Ukrainës", tha Stoltenberg dhe shtoi se mbështetja e Ankarasë gjithashtu redukton "disa efekte të luftës brutale".
Ndëriohë, sipas Çavuşoğlut Marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi duhet të rinovohet brenda 20 ditësh.
3 Nën 2022
Stoltenberg: Türkiye është një aleat i rëndësishëm i NATO-s
Sa i përket anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës, ministri i Jashtëm i Türkiyes theksoi se nuk janë zbatuar të gjitha pjesët e memorandumit të nënshkruar në Samitin e Madridit në qershor.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore