Takim i ri në Moskë mes Türkiyes, Rusisë, Sirisë dhe Iranit.     /Foto: AA

Një takim i ministrave të mbrojtjes dhe shefave të inteligjencës të Türkiyes, Rusisë, Sirisë dhe Iranit do të mbahet të marten (25 prill) në Moskë, tha të hënën ministri turk i mbrojtjes kombëtare, Hulusi Akar.

“Më 25 prill, ky takim është planifikuar të mbahet në Moskë. Synimi ynë është të zgjidhim problemet nëpërmjet negociatave dhe të sjellim paqe e qetësi në rajon sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri turk Akar.

Akar tha se pas takimeve priten disa hapa pozitivë.

Ai shtoi se Türkiye është e vendosur në luftën kundër terrorizmit dhe synon të sigurojë që sirianët në Türkiye të kthehen në tokën e tyre vullnetarisht, të sigurt dhe me dinjitet.

“Ne kemi vëllezër dhe motra sirianë me të cilët jemi bashkë, qofshin ata në Türkiye ose Siri. Nuk bëhet fjalë që ne të marrim ndonjë vendim që do t'i vërë në telashe”, tha shefi turk i mbrojtjes.

Takimi i fundit i këtij formati mes shteteve në fjalë u zhvillua po ashtu në Moskë me 28 dhjetor të vitit të kaluar.


TRT Balkan / agjencitë