Komisarët rusë dhe ukrainas për të drejtat e njeriut po planifikojnë të mbajnë një takim në Türkiye nga 12 deri më 14 janar.
Komisarja Ruse për të Drejtat e Njeriut,Tatiana Moskalkova, u konfirmoi gazetarëve në Moskë se do të vizitojë Türkiyen.
Ajo theksoi se në forumin në Türkiye do të marrin pjesë një numër i madh ekspertësh nga shumë vende, duke shtuar se po planifikojnë një takim edhe me palën ukrainase.
"Ne jemi duke eksploruar perspektivat për një takim, si dhe agjendën e mundshme kryesore të bisedimeve tona”, tha Moskalkova.
Komisari i Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets, njoftoi gjithashtu se një takim me palën ruse është planifikuar në Türkiye.
TRT Balkan / agjencitë