Të ardhurat e Türkiyes nga turizmi u rritën për 53.4% në vitin 2022 / Foto: AA

Të ardhurat e Türkiyes nga turizmi shënuan rritje të madhe në 46.3 miliardë dollarë në vitin 2022, njoftoi autoriteti statistikor i vendit.

Të ardhurat e vendit shënuan rritje për 53.4 për qind nga 30.2 miliardë dollarë në vitin 2021, sipas TurkStat.

Shpenzimet mesatare gjatë një nate për bujtje për vizitorët ishin 89 dollarë.

Shumica e turistëve, 67.1 për qind e tyre, vizituan Türkiyen për udhëtime, argëtim, sporte dhe aktivitete kulturore vitin e kaluar.

Në vitin 2022, numri i shtetasve turq që udhëtuan jashtë vendit u rrit me 165.4 për qind në 7.3 milionë krahasuar me vitin 2021, ndërsa shpenzimet mesatare të tyre arritën në 589 dollarë për frymë, njoftoi TurkStat.

AA