Të paktën 102 të arrestuar në Türkiye për plaçkitje pas tërmetit

Të paktën 102 të arrestuar në Türkiye për plaçkitje pas tërmetit

Bëhet fjalë për 248 raste të veçanta që lidhen me grabitje dhe mashtrim në 11 provinca turke.
Të paktën 102 të arrestuar në Türkiye për plaçkitje pas tërmetit.    / Foto: AA

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar të paktën 102 të dyshuar për plaçkitje të ndërtesave të dëmtuara dhe grabitje ose mashtrim të viktimave të tërmeteve shkatërruese të javës së kaluar.

Sipas burimeve të sigurisë, të cilët dëshiruan të mbeten anonime “për shkak të kufizimeve mediatike”, prokuroria kryesore publike nisi një hetim për incidentet e “grabitjes dhe mashtrimit të rëndë”.

Bëhet fjalë për 248 raste të veçanta që lidhen me grabitje dhe mashtrim në 11 provinca turke.

Kryeprokuroria e Shtetit ka lëshuar urdhër arresti edhe për 23 të dyshuar të tjerë.

Tërmetet në Türkiyen jugore shkaktuan vdekjen e 31.974 njerëzve, njoftoi sot Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD).

Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 të shkallës Rihter goditën pjesët jugore të Türkiyes me epiqendër në provincën Kahramanmaraş më 6 shkurt dhe ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me zell për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave.

Në Sirinë fqinje, numri i të vdekurve u rrit në 3.688 dhe më shumë se 5.200 njerëz të lënduar.

AA