Të rinjve në Türkiye u ofrohet përvojë virtuale zgjedhore në Metaverse / Foto: AA

Të rinjtë që votojnë për herë të parë në Türkiye kanë mundësinë të jetojnë përvojën zgjedhore në Metaverse me syze të realitetit virtual dhe joystick, falë një platforme turke për pjesëmarrjen dhe ndërgjegjësimin demokratik.

Me qëllim përgatitjen e të rinjve për procesin e votimit, Oy Birligi Platformu zhvilloi projektin për të rritur vetëbesimin e votuesve të rinj dhe për t'i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë se si funksionon votimi, thuhet në një deklaratë.

Türkiye po përgatitet për të mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 14 maj, me miliona që pritet të votojnë për herë të parë, sipas shifrave zyrtare.

Projekti ofron një përvojë realiste votimi, pasi pjesëmarrësit mund të marrin kartat e tyre virtuale të votimit dhe zarfin nga tavolina e përparme duke përdorur joystick dhe syze VR, të vulosin partinë dhe kandidatin e tyre të preferuar në kabinë dhe ta depozitojnë votën e tyre në kutinë e votimit.

Projekti gjithashtu kërkon të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të votuesve të rinj në proceset demokratike dhe të rrisë ndërgjegjësimin për zgjedhjet, nënvizoi Omar Sahan, zëdhënës i Oy Birligi Plaformu, duke thënë se kjo ishte vendimtare për forcimin e demokracisë.

"Përvoja jonë e votimit në Metaverse u ofron votuesve të rinj mundësinë të përjetojnë procesin demokratik në një mënyrë interaktive," tha ai.

AA