Mjalti, një nga produktet më të rëndësishme ekonomike dhe eksportuese të Türkiyes, ka ëmbëlsuar shijet e konsumatorëve në 46 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Izraelin.
Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve nga Deti i Zi Lindor (DKIB) në gjashtë muajt e parë të vitit janë eksportuar 5.119 tonë mjaltë nga Türkiye si një vend me klimë të përshtatshme për bletari.
Ky eksport ka realizuar të hyra mbi 15 milionë euro.
Nga janari në qershor, eksportet turke të mjaltit arritën në një vlerë prej 6,5 milionë euro në Shtetet e Bashkuara, 2 milionë euro në Gjermani dhe 1,7 milion euro në Izrael.
Arabia Saudite, Kroacia, Venezuela, Suedia, Uzbekistani dhe Kameruni iu shtuan listës së vendeve ku eksportohet mjalti turk.
Nënkryetari i DKIB-së, Ahmet Hamdi Gjurdogan, theksoi se pritshmëritë për eksportin e mjaltit janë të mëdha. Ai theksoi se prodhimi i mjaltit është një sektor që siguron hyrje të konsiderueshme valutore për vendin dhe beson se mjalti turk do të jetë në menynë e ëmbëltuesve edhe në vendet e tjera.
Gjurdogan theksoi se vapa ekstreme në rajone të caktuara dhe reshjet e tepërta në rajone të tjera do të ndikojnë negativisht në grumbullimin e mjaltit, gjë që do të ndikojë negativisht edhe në eksportet në periudhën e ardhshme.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kryerjes së inspektimeve të rrepta nga Ministria e Bujqësisë dhe e Pylltarisë për të parandaluar eksportin e produkteve pa markë dhe të paambalazhuar, gjë që mund të ndikojë negativisht në markën turke dhe njohjen e cilësisë.
Gjurdogan ka një vizion optimist në lidhje me kërkesën në rritje për mjaltë turk.
Ai shprehet i bindur se zgjerimi i shumëllojshmërisë së produkteve, promovimi i produkteve organike dhe të markës gjeografike dhe rritja e eksportit të produkteve të markës, veçanërisht në vendet evropiane, Japoni dhe tregjet amerikane, do të çojë në rritjen e eksportit të mjaltit.