Qëllimi i festivalit është të rrisë interesin e të rinjve për prodhimin dhe zhvillimin e teknologjisë kombëtare dhe të mbështesë projektet e mijëra të rinjve që punojnë në këto fusha.
Më shumë se 1,6 milion garues aplikuan për të marrë pjesë në garat teknologjike në TEKNOFEST, festivali turk i aeronautikës dhe teknologjisë.
"Ne vazhdojmë të thyejmë rekorde. Këtë vit, në TEKNOFEST 2024, 1.630.000 garues do të konkurrojnë për të prodhuar teknologjitë e së ardhmes", njoftoi TEKNOFEST në rrjetin social X.
Këtë vit, TEKNOFEST-i i 10-të do të mbahet në provincën jugore të Türkiyes, Adana.
Qëllimi i festivalit është të rrisë interesin e të rinjve për prodhimin dhe zhvillimin e teknologjisë kombëtare dhe të mbështesë projektet e mijëra të rinjve që punojnë në këto fusha.
TEKNOFEST-i, i cili ka pritur rreth 10 milionë vizitorë që nga viti i parë, ka mbajtur nëntë festivale në gjashtë vjet.
Data e festivalit do të shpallet në ditët në vijim.