Türkiye: TEKNOFEST-i në Izmir u vizitua nga 1,1 milion njerëz.    /Foto: AA

Rreth 1,1 milion njerëz vizituan panairin e aviacionit dhe teknologjisë TEKNOFEST në qytetin turk të Izmirit.

Panairi i hapësirës ajrore dhe teknologjisë përfundoi të dielën dhe u organizua nga Fondacioni Turk i Teknologjisë (T3) dhe Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Türkiyes.

"Ne mbajtëm TEKNOFEST 2023 në Izmirin e bukur. Rreth 1,1 milion njerëz ishin me ne për pesë ditë në Izmir", thuhet në faqen e TEKNOFEST.

Drejtori i Përgjithshëm i BAYKAR, Haluk Bayraktar, tha se në TEKNOFEST, i cili u organizua këtë vit në Istanbul, Ankara dhe Izmir morën pjesë gjithsej 4,6 milionë njerëz.

Ai kujtoi se kanë pritur rreth dhjetë milionë vizitorë që nga viti 2018, kur u mbajt TEKNOFEST-i i parë.

Anadolu Agency është partneri global i komunikimit i panairit të teknologjisë TEKNOFEST.

AA