Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën në tërmetet e dyfishta, që goditën Türkiyen jugore, me epiqendër në rajonin Kahramanmaraş dhe në Sirinë veriperëndimore më 6 shkurt.
Krahas mjeteve teknike dhe eskavatorëve, ekipet e kërkim-shpëtimtimit gjatë përpjekjeve për gjetjen e të mbijetuarve dhe nxjerrjen e trupave nga rrënojat mbështeten edhe në pajisjet e teknologjisë së lartë për të gjetur të mbijetuarit. Vetëm në rajonet e Türkiyes, nga gërmadhat e ndërtesave janë nxjerrë të gjallë mbi 8 mijë njerëz.
Ja se si funksionojnë disa prej tyre:
Një epokë e re për dronët
Dronët, veçanërisht ato të prodhuara nga firmat turke si Baykar Technology, kanë dëshmuar efikasitetin e tyre në fushën e betejës. Ata gjithashtu po vendosen gjithnjë e më shumë pas fatkeqësive natyrore.
Ekipet e shpëtimit janë mbështetur në dronët për të parë situatën në terren nga syri i shpendëve, duke ndihmuar në identifikimin e asaj se cila pjesë në një zonë të prekur ka nevojë për vëmendje të menjëhershme.
Sinkronizimi i informacionit me imazhet satelitore mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së strukturave të dëmtuara në kohë reale me çdo qendër kontrolli të centralizuar, duke mundësuar një koordinim të ngushtë midis agjencive të ndryshme të ndihmës.
Industria turke e mbrojtjes ka dërguar më shumë se njëqind mjete ajrore pa pilot (UAV) ose dronë në rajon.
Dronët e Forcave Ajrore Turke, disa prej të cilëve janë pajisur me teknologji lokalizimi, u mundësojnë atyre të gjenerojnë harta me rezolucion të lartë prej mijëra kilometrash katrorë, janë vendosur gjithashtu në zonën e nxehtë nga tërmeti.
Ka disa teknologji specifike që kanë ndihmuar shumë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe u ndihmojnë atyre të shpëtojnë jetë për dy javë me radhë.
Radarët pas murit (DAR)
Sistemi i radarit DAR ka shpëtuar jetë duke ndihmuar në gjetjen e njerëzve të bllokuar nën grumbuj gërmadhash dhe betoni. Mund të ndijojë frymëmarrjen dhe lëvizjet e dorës. DAR-i mund t’i lokalizojë njerëzit nëpërmjet tumave të mbeturinave bazuar në frymëmarrjen e tyre dhe lëvizjet e dorës. Të paktën 20 persona janë nxjerrë nga mbeturinat e tërmetit duke përdorur DAR-in.
Pajisjet akustike të dëgjimit
Falë aparateve akustike të ndjeshme sizmike të përdorura nga ekipet e kërkim-shpëtimit, 28 qytetarë u shpëtuan nga rrënojat në Hatay. Tingulli i transmetuar nga lënda e ngurtë merret nga këto pajisje dëgjimi nëpërmjet sensorëve të vendosur në mure, tavane, dysheme ose trarë.
Pajisjet mund të ofrojnë të dhëna zanore dhe vizuale duke zbuluar tingujt e prekjes ose kur dikush gërvish a godet diçka nën rrënoja. Ata gjithashtu zbulojnë boshte dhe boshllëqe në mbeturina dhe ofrojnë të dhëna vizuale për të ndihmuar shpëtuesit të arrijnë të mbijetuarit.
Të mbijetuarit mund të gjenden edhe nga frymëmarrja e tyre ose rrahjet e zemrës. Prandaj, heshtja në vend është e nevojshme ndërsa ekipi i shpëtimit godet tri herë dhe shpreson të dëgjojë një përgjigje nëpërmjet pajisjes.
Kamerat termike
Pajisjet e ndjeshmërisë së nxehtësisë si kamerat termike, kamerat me shkopinj, imazhet e nëndhembjeve dhe imazhet nëntokësore janë përdorur zakonisht në zonat e tërmetit për të lokalizuar njerëzit që nuk janë drejtpërdrejt në vijën e shikimit të një shpëtimtari.
Për shkak se nxehtësia e trupit të njeriut mund të ngrohë rrënojat rreth tyre, të mbijetuarit mund të zbulohen duke përdorur pajisje të tilla.
Teknologji në kohë reale
Teknologjia në kohë reale u mundëson vullnetarëve dhe reaguesve të urgjencës të komunikojnë me ekspertë mjekësorë dhe ekipe të tjera profesionale, të cilët mund t’u ofrojnë atyre zgjidhje të shpejta dhe shpëtimtare.
E përdorur nga ekipi i shpëtimit të Izraelit, kjo teknologji kombinon shërbimet e vendndodhjes, video çat drejtpërdrejt, hartën e incidenteve dhe sisteme të tjera komunikimi në një panel kontrolli në qendrën e thirrjeve dhe ofron ndihmë të menjëhershme për ekipet e shpëtimit.