Ndalesa e dytë e festivalit të mirënjohur turk "TEKNOFEST" në 100-vjetorin e Republikës së Turkiyes, duke filluar nga nesër e deri 30 gusht e deri më 3 shtator do të jetë kryeqyteti Ankara. Festivali do të zhvillohet në Aeroportin Etimesgut të Ankarasë. TEKNOFEST Ankara, e cila përqafon dhe bashkon miliona me vizionin e "Lëvizjes Kombëtare të Teknologjisë" për një Türkiye plotësisht të pavarur; do të çojë sërish entuziazmin dhe eksitimin në qiell.
Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë TEKNOFEST, i cili u mbajt për herë të parë në vitin 2018 dhe do të mbahet për herë të 7-të në vend dhe për të tetën herë këtë vit. Ky festival do të jetë pjesë e ekosistemit kombëtar të teknologjisë së Türkiyes nën drejtimin kryesor të Fondacionit Turk të Ekipit të Teknologjisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë.
TEKNOFEST-i organizohet në bashkëpunim 125 institucione, duke përfshirë ministritë, presidencat, institucionet e sektorit publik dhe privat, institucionet akademike dhe kompanitë mediatike që luajnë një rol vendimtar.
Në kuadët të këtij edicioni janë paraparë të organizohen konkurse për teknologjinë dhe sipërmarrjejen, seminare për grupmoshat 6-14 vjeç në "Rrugën Science", ekspozita të automjeteve ajore dhe tokësore, planetari, tuneli vertikal i erës, tuneli i klimës, tuneli i realitetit virtual, si dhe shumë aktivite tjera.
Në TEKNOFEST Ankara do të ketë stenda promovimi dhe evente. Gjithsej 261 stenda, së bashku me 158 stenda që do të hapen nga 131 kompani pjesëmarrëse, duke përfshirë 103 institucione të interesuara dhe 16 sponsorë, 90 kompani nga 11 sektorë dhe 41 pjesëmarrës të fushës së ushqimit, do të zënë vendin e tyre në festivalin, i cili u themelua më një sipërfaqe prej 215 mijë metrash katrorë.
Nënshkrimi TEKNOFEST-it në qiellin e Ankarasë
Sytë e të gjithëve këtë vit do të jenë lart me emisionet ajrore, të cilat janë një klasik i TEKNOFEST-it. Yjet turke, Solo Türk, Hürkuş, Gökbey, Aksungur, Bayraktar TB2, Bayraktar TB3, Xhandarmerie Steel Wings, Akıncı, Atak Helicopter dhe Anka do të performojnë në qiejt e TEKNOFEST-it.
Për herë të parë këtë vit, në Ankara dhe në Izmir (ndalesa e tretë e TEKNOFEST 2023), do të organizohet Konkursi i Sipërmarrjes TEKNOFEST me qëllim transformimin e projekteve të anëtarëve të ekipit që aplikuan në konkursin TEKNOFEST në sipërmarrje, rritja e atyre që kthehen në sipërmarrje, duke përmirësuar kështu ekosistemin sipërmarrës të Türkiyes.
Dy mijë e 419 ekipe dhe 8 mijë e 945 garues aplikuan për Konkursin e Sipërmarrjes TEKNOFEST, organizuar në 10 kategori të ndryshme.
Miliona vizitorë që nga viti 2018
Prej themelit të tij në vitin 2018, Festival i teknologjisë "TEKNOFEST" deri më tani ka pritur miliona vizitorë. Në vitin e parë të organizimit festivalin e vizituan 550 mijë vizitorë. Kjo shifër u trefishua në vitin 2019 kur TEKNOFEST-in e vizituan 1.720.000 vizitorë. Shkaku i kufizimeve nga pandemia Covid-19 për TEKNOFEST 2020 nuk ka të dhëna. Në edicionin e vitit 2021 në TEKNOFEST u regjistruan 1 milion vizitorë, gjegjësisht 1,2 milionë vizitorë në festivalin e vitit 2022.
Rekordi i vitit 2019 u tejkalua në edicionin e sivjetshëm te TEKNOFEST Istanbul, ku sipas të dhënave i njëjti i vizituan nga 2.5 milionë vizitorë.