Javën e ardhshme në kryeqetitn turk, Ankara, fillon ngjarja kryesore e teknologjisë dhe e aviacionit në Türkiye Edicioni i dytë i TEKNOFEST për këtë vit.
Veprimtaria pesëditore, duke filluar më 30 gusht, do të shfaqë konkurse, shfaqje ajrore, ekspozita dhe seminare.
Vizitorët mund të përfitojnë nga një tunel vertikal me erë, zona të eksperiencës simuluese, shfaqje planetare, shfaqje skenike dhe aktivitete të tjera të ndryshme.
Edicioni i parë u mbajt në aeroportin Ataturk të Istanulit në maj, duke pritur një rekord prej 2,5 milionë vizitorësh.
Veprimtaria e tretë e këtij viti do të organizohet në qytetin e Egjeut të vendit, Izmir, më datat 27 shtator-1 tetor.