TEKNOFEST gjatë 4 ditëve vizitohet nga rreth 2 milionë persona / Foto: AA

Festivali i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë TEKNOFEST në Türkiye gjatë 4 ditëve ka pritur 1.925.437 vizitorë.

Në aeroportin "İstanbul Atatürk" vazhdon në ditën e pestë, TEKNOFEST i cili organizohet me partneritetin e shumë organizatave që luajnë rol kritik në çështjen e zhvillimit të teknologjisë kombëtare në Türkiye si dhe nga Fondacioni Turk i Ekipit të Teknologjisë së Türkiyes dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Türkiye-s.

Aktiviteti i cili mbahet në aeroportin "İstanbul Atatürk" në periudhën 27 prill - 1 maj, në ditën e parë u vizitua nga 25.437 persona, në ditën e dytë nga 300 mijë, në ditën e tretë 600 mijë ndërsa në ditën e katërt nga 1 milion vizitorë. Në këtë mënyrë gjatë 4 ditëve aktiviteti i cili do të zgjasë 5 ditë, ka pritur gjithsej 1.925.437 persona.

TEKNOFEST u bë "festivali më i madh i aviacionit në botë" me 1 milion e 720 mijë vizitorë në vitin 2019 dhe rinovoi rekordin e tij por edhe atë botëror me rreth 2 milionë vizitorë që ka pritur gjatë 4 ditëve.

Në TEKNOFEST İstanbul ku marrin pjesë shumë vizitorë nga të gjitha moshat, organizohen aktivitete të ndryshme të tilla si konkurse teknologjike, paraqitje ajrore, koncerte si dhe biseda dhe aktivitete në tema të ndryshme.

Aktiviteti përfundon sot

Aktiviteti synon të rrisë interesin për teknologjinë në shoqëri dhe të rrisë ndërgjegjësimin për transformimin e Türkiyes në një shoqëri që prodhon dhe zhvillon teknologji. Në kuadër të TEKNOFEST organizohen gata teknologjike në disiplina dhe kategori të ndryshme në mënyrë që qindra dhe mijëra të rinj të realizojnë ëndrrat e tyre.

Regjistrimi i vizitorëve për aktivitetin që mbahet në aeroportin "İstanbul Atatürk" dhe i cili do të përfundojë sot, kryhet nga adresa "teknofest.org". Në zonën e aktiviteteve mund të hyhet me kodin QR të përcjellë në internet pas regjistrimit.

AA