Ngjarja më e madhe e aviacionit dhe teknologjisë në Türkiye Teknofest do të nisë më 27 prill në aeroportin Ataturk të Istanbulit.
Edicioni i vitit 2023 do të paraqesë dhjetëra konkurse në kategori të ndryshme nga transportuesit inteligjentë deri te dizajnimi i çipave dhe modelimi i satelitëve.
Këtë vit, organizatorët do të shpërndajnë çmime monetare në total prej 13 milionë lirash turke (670.000 dollarë) për fituesit, ndërsa për pjesëmarrësit do të sigurohet edhe mbështetje materiale me vlerë mbi 30 milionë lira turke (1,55 milionë dollarë).
Ngjarja pesëditore, duke prezantuar teknologjitë më të fundit dhe produktet më të fundit të mbrojtjes, përfshirë dronët, do të mbajë gjithashtu edhe shfaqje ajrore.
Organizuar nga Fondacioni Turk i Ekipit të Teknologjisë (Fondacioni T3) dhe Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë e Türkiyes, Teknofest mbahet në qytete të ndryshme turke në vite çift dhe në metropolin e Istanbulit në vite tek.
Vitin e kaluar, ngjarja u mbajt në provincën Samsun të Detit të Zi të vendit, ndërsa versioni i parë ndërkombëtar u zhvillua në Baku, Azerbajxhan në maj 2022.
Si pjesë e festimeve të njëqindvjetorit të Republikës së Türkiyes këtë vit, Teknofest ishte planifikuar për Izmir, Istanbul dhe kryeqytetin Ankara.
Veprimtaria në Izmir, e planifikuar për në mars, megjithatë, u anulua për shkak të tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit, ndërsa ai i planifikuar të mbahej në Ankara do të fillojë më 30 gusht.
Teknofesti i parë u mbajt në vitin 2018 në aeroportin e ri të Istanbulit dhe ka parë një numër të madh vizitorësh dhe ka organizuar shumë ngjarje që atëherë.