Tërmet me magnitudë 5,2 ballë regjistrohet në Malatya të Türkiyes

Tërmet me magnitudë 5,2 ballë regjistrohet në Malatya të Türkiyes

Thellësia e tërmetit që ka ndodhur në Battalgazi është matur në 13,93 kilometra.
Tërmet me magnitudë 5,2 ballë regjistrohet në Malatya të Türkiyes      / Foto: AA

Një tërmet me magnitudë 5,2 ka ndodhur në qarkun Battalgazi të Malatyas.

Sipas informacionit në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thellësia e tërmetit që ka ndodhur në Battalgazi është matur në 13,93 kilometra.

Guvernatori i Malatyas, Ersin Yazıcı, përmes Agjencisë Anadolu përcolli mesazhin e tij te banorët e Malatyas pas tërmetit.

"Nuk kemi marrë asnjë njoftim negativ për momentin. Ekipet tona vazhdojnë kontrollet e tyre në terren", tha Yazıcı.

AA