Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Ministrisë së Brendshme të Türkiyes njoftoi se 46 persona janë plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 5.9 ballë që goditi zonën Gölyaka në qytetin Düzce.
Në një deklaratë nga AFAD thuhet se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e AFAD-it dhe Gjysmëhënës së Kuqe nga Düzce, Ankaraja, Istanbuli, Bursa, Bolu, Sakarya, Zonguldaku, Kocaeli dhe se ekipet e Grupit për Përcaktimin e Dëmit të Fatkeqësisë kanë filluar punimet për përcaktimin e dëmit.
Nga AFAD Sakarya janë dërguar një kamion koordinimi i lëvizshëm dhe 2 qen kërkimi ndërsa nga Ministria e Urbanizimit Mjedisor dhe Ndryshimit të Klimës janë dërguar në rajon një automjet laborator i lëvizshëm dhe 6 mjeteve monitorimi.
Pas tërmetit u shënuan 96 pasgoditje
Në deklaratë thuhet se pas tërmetit janë regjistruar 96 pasgoditje prej të cilave më e madhja me magnitudë 4.3 ballë.
"Në informacionin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se janë plagosur 46 persona prej të cilëve 37 në Düzce, 1 në Istanbul, 6 në Zonguldak, 1 në Sakarya dhe 1 person në Bolu. Në disa zona në qytetin Düzce ka ndërprerje të energjisë elektrike me qëllim kontrollin. Në rajon janë dërguar 10 baza stacioni (antena të operatorëve) të lëvizshme. Nga depoja logjistike e AFAD-it janë dërguar 10 mijë batanije, 20 tenda (çadra) për përdorim të përgjithshëm me një hapësirë 112 metër katrorë si dhe 480 tenda (çadra) 16 metër katrorë për jetesë familjare", thuhet në deklaratë.
23 Nën 2022
Tërmet në Türkiye, 46 të plagosur në rajonin Düzce
Fuqia e tërmetit ka qenë me magnitudë 5.9 ballë.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.