Tërmetet më shkatërruese në Türkiye 100 vitet e fundit     / Foto: AA

Tërmetet e 6 shkurtit prej 7.7 dhe 7.6 ballësh ishin ndër më shkatërruesit në dekadat e fundit, ndërsa deri tani shkaktuan mbi 3.300 viktima në Türkiye dhe mbi 1.500 viktima në Siri. Dhjetëra mijëra të tjerë morën lëndime, ndërsa mijëra ndërtesa u shembën.

Türkiye është në një zonë gjeografikisht sizmike, e vendosur midis vijës së thyerjes së Anadollit të Veriut dhe vijës së thyerjes së Anadollit Lindor.

Tërmeti i fundit është më i fuqishmi që nga viti 1939, por edhe shumë të tjerë të fuqishëm kanë goditur vendin në dekadat e fundit. Ja 5 tërmetet më të fuqishme gjatë historisë më të re të Türkiyes.

Erzincan 7.9 1939

Tërmeti i Erzincanit goditi Türkiyen më 27 dhjetor të vitit 1939 pak para orës 2 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Për nga fuqia dhe intensiteti, klasifikohej si tërmet ekstrem. Ishte më i forti që ka goditur Türkiyen që nga shekulli XVII. Tërmeti i Erzincanit shkaktoi 32.968 viktima dhe rreth 100.000 të tjerë u lënduan.

Hakkari 7.6 1930

Një nga tërmetet më të fuqishme në historinë e Republikës së Türkiyes ishte tërmeti në Hakkari. Me fuqi 7.6 ballë sipas Rihterit, ky tërmet shkaktoi rreth 2.500 vdekje në shekullin XX.

Van 7.5 1976

Provinca Van gjithashtu është goditur disa herë nga tërmete të mëdha, por më i fuqishmi sipas magnitudës është ai i vitit 1976. Ky tërmet shkaktoi rreth 5 mijë viktima.

Bolu 7.5 1944

Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballësh goditi provincën Cankiri, afër qytetit Bolu, më 1 shkurt të vitit 1944. Tërmeti shkaktoi 2.381 viktima.

Golcuk 7.4 1999

Më 17 gusht të vitit 1999, një tërmet katastrofik goditi provincën Kocaeli. Tërmeti i Golcukut ishte në thellësi prej 15 kilometrash dhe zgjati 37 sekonda. Vlerësimet janë se shkaktoi vdekjen e mbi 17 mijë njerëzve, dhe rreth 45 mijë të tjerë u plagosën.


Erzincan 7.9 1939

Kahramanras 7.7 2023

Hakkari 7.6 1930

Van 7.5 1976

Bolu 7.5 1944

Golcuk 7.4 1999

Tekirdag 7.3 1912

TRT Balkan