Sipas informacionit në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një lëkundje me magnitudë 5,9 është regjistruar në orën lokale 10:46, me epiqendër në lagjen Kale të Malatyas.
Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10,07 kilometrash.
Në një deklaratë të bërë nga AFAD-i bëhet me dije se pas tërmetit nuk ka pasur humbje jete apo dëme materiale.
Tërmeti është ndier edhe në qytetet e Erzincan dhe Tunceli.
AA