Trajnerët e futbollit që i mbijetuan tërmetit stërvitin fëmijët në një vendbanim me kontejnerë në qendër të Malatyas, Türkiye.
Trajneri i Administratës Provinciale për Shërbime dhe Sporte Rinore Savas Gunay (34) tha se shtëpia e tij ishte dëmtuar rëndë dhe se gruaja e tij shtatzënë dhe fëmija ishin vendosur në kontejnerin e Qendrës së Akomodimit të Përkohshëm Teknokent.
Ai tha se po bëjnë çmos për të ndihmuar fëmijët të harrojnë momentet e vështira që mbijetuan gjatë tërmeteve shkatërruese që goditën Türkiye në fillim të shkurtit.
"Ne i stërvitim fëmijët në grupe. Ne përpiqemi t'u mësojmë teknikat bazë të futbollit," tha Gunay.
Hakan Koc, një nga trajnerët në zonën e tërmetit, tha se dëshironte të organizonte një aktivitet për fëmijët në të cilin do të merrte pjesë trajneri i njohur turk Fatih Terim.
Siç tha ai, synimi i tyre në këtë mënyrë është të zbulojnë fëmijë të talentuar për futboll dhe t'u ofrojnë mundësi më të mira për stërvitje.
Më shumë se 50.000 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 107,200 u lënduan në dy tërmete të fuqishme që goditën Türkiyen jugore dhe Sirinë më 6 shkurt.