Trashëgimia kulturore e Edirnes: Çka u restaurua në dy dekadat e kaluara?     /Foto: AA

Brenda 21 viti në qytetin e Edirnes në Türkiye janë rinovuar 73 struktura antike. Siç njofton Ministria Turke e Kulturës dhe e Turizmit, në punimet e kryera për mbrojtjen e trashëgimisë historike u restauruan xhamitë, banjat, mauzoleumet, shatërvanët dhe pazaret, të cilat kanë vlerë kulturore dhe turistike për qytetin. Pjesë e objekteve historike të restauruar janë edhe Xhamia Enez, Xhamia e mirënjohur Selimiye dhe Sinagoga e Madhe e Edirnes. E njohur edhe si Aya Sofia e Enezit, historia e Xhamisë Enez daton nga shekulli XV, kur Fatih Sulltan Mehmedi e shndërroi atë në xhami.

Sinagoga e Madhe e Edirnes, e cila është sinagoga më e madhe në Türkiye dhe e treta më e madhja në Evropë, është shtëpia e festimeve dhe festave të shenjta të mbajtura nga komuniteti hebre që jeton në Edirne.

Punimet e restaurimit përfshijnë gjithashtu Xhaminë Selimiye të ndërtuar nga Sinani, arkitekti më i njohur osman në shekullin XVI. Xhamia është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ndryshe, Edirne njihet edhe si kryeqyteti i dytë i Perandorisë Osmane nga viti 1365, deri kur Fatih Sulltan Mehmedi e çliroi Istanbulin më 1453.

TRT Balkan / agjencitë