Tri viktima nga tërmetet e sotme në Hatay / Foto: AA

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 213 të tjerë janë lënduar si pasojë e dy tërmeteve prej 6,4 dhe 5,8 ballësh që goditën provincën jugore të Türkiyes, Hatay, mbrëmjen sotme.

Këtë e konfirmoi ministri i Brendshëm i Türkiyes, Suleyman Soylu, në një deklaratë për media. Dy javë pas tërmeteve shkatërruese në jug të Türkiyes, tërmete të tjera kanë goditur vendin mbrëmjen e sotme.

Autoriteti i Menaxhimit të Emergjencave dhe të Fatkeqësive, AFAD, njoftoi se një tërmet 6,4 ballësh ka goditur provincën e Hatayit. Tri minuta më vonë ka pasuar një tjetër dridhje 5,8 ballëshe.

Aktualisht autoritetet po merren me vlerësimin e pasojave të mundshme.

Më 6 shkurt, dy tërmete 7,8 dhe 7,6 ballësh respektivisht, me epiqendër në Kahramanmaraş, prekën 11 provinca jugore në Türkiye dhe një pjesë të Sirisë, duke shkaktuar dhjetëra mijëra viktima.

TRT Balkan / agjencitë