Parlamenti turk ratifikoi të mërkurën një mocion për të dërguar trupa në Katar për të ndihmuar në rritjen e sigurisë gjatë Kupës së Botës FIFA 2022.
Me kërkesë të Katarit, një mocion iu dorëzua parlamentit të shtunën për të vendosur ushtarë në Katar për gjashtë muaj për të siguruar sigurinë gjatë turneut të futbollit në nëntor.
Operacioni Mburoja e Kupës së Botës synon të marrë masat e nevojshme kundër kërcënimeve të ndryshme, veçanërisht terrorizmit, të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e organizatës, thuhet në memorandum.
Po ashtu, thuhet se elementët e Forcave të Armatosura Turke që do të dislokohen si pjesë e detyrës do të jenë nën komandën kombëtare gjatë gjithë detyrës.
Përveç Türkiye-s, edhe ShBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Pakistani do të ofrojnë mbështetje ushtarake për të kontribuar në sigurinë e Katarit gjatë turneut.
6 Tet 2022
Trupat turke do të ofrojnë siguri gjatë Kupës së Botës në Katar
Parlamenti ratifikon mocionin për caktimin e trupave për 6 muaj në vendin e Gjirit.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.