Turkish Airlines (THY) arriti numrin më të lartë të udhëtarëve të të gjitha kohërave duke transportuar 83,4 milionë pasagjerë në vitin 2023.
Turkish Airlines ka publikuar të dhënat më të fundit për numrin e pasagjerëve gjatë vitit të kaluar.
Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i pasagjerëve u rrit me 10,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe arriti në 6,1 milionë.
Mbushja e avionëve të Turkish Airlines në fluturimet ndërkombëtare ishte 80 për qind, ndërsa në fluturimet e brendshme 78 për qind.
Numri i pasagjerëve në linjat ndërkombëtare ishte 2,2 milionë në dhjetor 2022 dhe në të njëjtën periudhë të vitit 2023 u rrit me 19 për qind në 2,6 milionë.
Vëllimi i ngarkesave dhe postave të transportuara në dhjetor 2022 ishte 137,9 mijë tonë, ndërsa muajin e kaluar u rrit me 15,8 për qind në 159,7 mijë tonë.
Në njoftim thuhet se numri i pasagjerëve të transportuar në periudhën janar – dhjetor të vitit të kaluar është rritur me 16,1 për qind krahasuar me vitin 2022, në 83,4 milionë, që është numri më i madh i pasagjerëve të kësaj linje ajrore të të gjitha kohërave.
Numri i pasagjerëve në linjat ndërkombëtare në periudhën janar - dhjetor 2022 ishte 23,4 milionë dhe në të njëjtën periudhë të vitit 2023 është rritur me 27,1 për qind në 29,8 milionë.
Numri i përgjithshëm i pasagjerëve u rrit me 1,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe arriti në 82,6 për qind.
Vëllimi i ngarkesave dhe postës së transportuar ishte 1,68 milion tonë në vitin 2022 dhe në vitin 2023 u ul me 1,2 për qind në 1,66 milion.
Në njoftim thuhet se numri i avionëve në flotën e Turkish Airlines është rritur në 440.