Grupi parlamentar i partisë në pushtet në Türkiye, AK Parti, ka nominuar presidentin aktual Recep Tayyip Erdoğan si kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Türkiye më 14 maj.
AK Parti, e cila u mblodh në selinë e Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes në Ankara, bëri të ditur se kanë nominuar unanimisht Erdoğanin për president.
Kreu i grupit parlamentar të AK Partisë, Ismet Yılmaz, duke njoftuar se kandidati i tyre është Erdoğan, rikujtoi se zgjedhjet do të mbahen më 14 maj, ndërsa në rast se mbetet në raundin e dytë do të zhvillohen më 28 maj.
Kujtojmë se Erdoğan, javën e kaluar njoftoi se ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Türkiye më 14 maj.
Dekreti i firmosur nga presidenti Erdoğan ditën e njëjtë u publikua në "Gazetën Zyrtare".
Më 14 maj, populli turk do të zgjedhë presidentin dhe anëtarët e Parlamentit.