Në aksidentin që një helikopter ushtarak u përfshi në qytetin Isparta të Türkiyes humbën jetën 6 ushtarë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.
"Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë, i shprehim ngushëllimet tona familjeve të tyre dhe Forcave të Armatosura Turke", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Mëngjesin e sotëm një helikopter i tipit UH-1 ishte përfshirë në një aksident ku kishin humbur jetën 5 persona nga personeli ushtarak, ndërsa një i plagosur ishte dërguar në spital. Personi i plagosur më pas humbi jetën.
TRT Balkan / agjencitë