Ministri i Brendshëm i Republikës së Türkiyes, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se janë arrestuar 90 të dyshuar në operacionin “KISKAÇ-18” , që policia turke ka kryer në katër ditët e fundit kundër organizatës terroriste FETO. në 17 provinca.
"Ne nuk do të lejojmë terroristët e FETO-s të hapin sytë. Operacionet tona do të vazhdojnë me vendosmëri me përpjekjet dërrmuese të forcave tona të sigurisë për paqen, unitetin dhe solidaritetin e kombit tonë të dashur", tha ministri Yerlikaya në një postim në rrjetet sociale.
Ky operacion antiterror është kryer në Ankara, Antalya, Aydin, Balikesir, Bursa, Bitlis, Denizli, Edirne, Gaziantep, Giresun, Istanbul, Izmir, Kayseri, Kutahia, Malatya, Sanlıurfa dhe Tekirdag.
Të dyshuarit akuzohen se operojnë brenda strukturave terroriste të FETO-s të infiltruara në policinë, drejtësinë dhe institucionet e tjera turke. Ata vepronin në qeliza terroriste dhe kështu u fshehën nga hetimet, urdhër-arrestet dhe dënimet me burg të vendosura ndaj tyre si pjesë e ndjekjes penale të rrjetit terrorist FETO.
"Gjatë operacionit u sekuestruan një sasi e madhe valutë dhe lira turke, si dhe një numër i madh materialesh digjitale dhe dokumente organizative. Përgëzoj policët tanë", tha Yerlikaya.
Organizata terroriste Fetulla (FETO) është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme të grushtit të shtetit në Türkiye natën e 15 korrikut 2016 dhe është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetulla Gulen, i cili banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ekstradimin e të cilit autorıtet turke e kanë kërkuar zyrtarisht nga ShBA-ja.
Për vite me radhë, anëtarët e asaj organizate terroriste avancuan në shërbim duke manipuluar provimet, duke u infiltruar kështu në institucionet e shtetit. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Türkiyes u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të rangut të lartë me një gjyq të montuar për korrupsion të dyshuar.
Disa vite më vonë, pasoi një tentativë e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, pra një përpjekje për grusht shteti të kryer nga oficerët që FETO kishte depërtuar në ushtrinë turke.
Hetimet për organizatën terroriste FETO treguan se është një rrjet global që përbën rrezik jo vetëm për Türkiyen, por edhe për çdo vend tjetër ku ajo është aktive. Këtë e kanë theksuar disa herë zyrtarët turq. Gjatë tentativës për grusht shteti në Türkiye, të paktën 253 njerëz u vranë dhe më shumë se 2.730 njerëz u plagosën.