Sipas burimeve diplomatike turke, Türkiye thirri ambasadorin norvegjez në Ankara, Erling Skjonsberg, lidhur me planet për përçmimin e Kuranit të Shenjtë në vendin skandinav.
“Me të mësuar se nesër në Norvegji do të ketë një sulm kundër Librit tonë të Shenjtë, Kuranit, ambasadori norvegjez në Türkiye është thirrur menjëherë në ministrinë tonë", thonë burimet.
Në këtë takim ambasadorit norvegjez i është bërë me dije se Türkiye e dënon ashpër qasjen e Norvegjisë për mosparandalimin e aktit të planifikuar provokues, i cili është qartazi një krim urrejtjeje.
“Ky qëndrim është i papranueshëm dhe presim që ky akt të mos lejohet”, thanë gjithashtu burimet.
Ndryshe, javëve të kaluara në Suedi, Danimarkë dhe Holandë në vende publike është djegur libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani. Veprimet e tilla kanë ngjallur reagime të ashpra gjithandej botës.