Një nga destinacionet më të rëndësishme turistike turke, Antalya, ka arritur këtë vit shifrën prej 4,76 milionë turistësh, të ardhur nga rruga ajrore, që është 32 për qind më shumë se vitin e kaluar. Antalia po ecën me vendosmëri drejt synimit të 16 milionë turistëve në vit.
E dalluar për turizmin e saj të shëndetshëm dhe të sigurt, detin, rërën, diellin, bukuritë natyrore dhe komoditetet, Antalya ofron mundësi pushimi për mysafirët vendas dhe të huaj.
Turistët nga vende të ndryshme të botës kanë mundësinë të shohin nga afër vlerat historike dhe kulturore të qytetit, të notojnë në detin e bukur blu dhe të bëjnë lahen e të rreziten në plazhet e mirëmbajtura.
Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetari i Anadolus mbi bazën e të dhënave nga Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit të Antalyas, qyteti ka pritur 3.602.173 turistë në rrugë ajrore nga 1 janari deri më 20 qershor të vitit të kaluar, në të njëjtën periudhë të këtij viti ky numër u rrit në 4.761.451 turistë.
Me një rritje prej 32 për qind të numrit të turistëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Antalya pritet të presë 16 milionë turistë deri në fund të vitit, që do të jetë një numër rekord.
Riza Percin, president i Bordit të Rajonit Mesdhetar të Shoqatës së Agjencive Turke të Udhëtimit (TURSAB), i tha Anadolus se këtë vit shumica e turistëve në Antalya vijnë nga Gjermania.
"Synimi ynë në turizëm ka qenë 16 milionë. Sezoni ka ndryshuar pak, sezoni ynë zgjat deri në fund të nëntorit. Shpresojmë të arrijmë shifrën prej 16 milionë", tha Percin.
Duke vënë në dukje se pas epidemisë pati një ndryshim në zakonet e rezervimit, Percin deklaroi se tani të ashtuquajturat rezervime "të minutës së fundit" po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Presidenti i Fondacionit për Promovimin e Rajonit Kemer, Volkan Yorulmaz, tha se ka pasur një rritje serioze në tregun vendas, veçanërisht me rritjen e pushimeve në nëntë ditë dhe pushimet shkollore.
"Gjermania dhe Rusia janë dy tregjet tona kryesore. Menjëherë pas kësaj, tregu ynë i brendshëm dhe Britania e Madhe janë tregjet tona të rëndësishme. Kemi një numër të konsiderueshëm turistësh nga Polonia. Përveç kësaj ka edhe nga Belgjika, Holanda, Serbia, Republika Çeke dhe Moldavia. Ka ardhje edhe nga vende si Shqipëria. Diversiteti i tregut dhe turizmit është shumë i rëndësishëm. Synimi ynë këtë vit është të tejkalojmë shifrat e vitit 2019, që është një objektiv i arritshëm. Ne mund ta mbyllim vitin me një shifër 16-17 milionë”, tha Yorulmaz.