Ministri turk i Kulturës dhe i Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, deklaroi se Antalya ka thyer rekord duke arritur numrin më të lartë të vizitorëve në historinë e saj me 17.278.103 persona vitin e kaluar.
Në një postim në llogarinë e tij në mediat sociale, ministri Ersoy theksoi se qyteti i Antalyas ka lënë pas një vit plot rekorde.
Duke shprehur se është shumë i lumtur që është dëshmitar i suksesit të madh të Antalyas në fushën e turizmit në vitin 2024, Ersoy ka deklaruar:
"Qyteti ynë, që është një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit botëror, përjetoi një vit rekord duke arritur numrin më të lartë të vizitorëve në historinë e tij me gjithsej 17.278.103 vizitorë. Renditja e vendeve që kanë dërguar më shumë vizitorë janë: 1. Rusia, 2. Gjermania dhe 3. Britania, ndërkohë që edhe numri i qytetarëve turq që na vizituan për herë të parë nga jashtë në Antalya kaloi pragun 1 milion. Ky sukses historik zbuloi edhe një herë tërheqjen ndërkombëtare të qytetit tonë".
Duke vënë në dukje se turizmi i Antalyas me bukuritë e saj natyrore, pasuritë historike dhe cilësinë e shërbimit të klasit botëror vazhdon të rritet dhe ta mbajë Türkiyen në krye si një qendër turistike, Ersoy më tej shtoi: "Falënderojmë të gjithë palët tona të interesuara që kontribuuan në këtë sukses dhe uroj të thyejmë rekorde të reja në 2025".