Pjesëtarët e policisë turke arrestuan 12 persona në Istanbul, të cilët dyshohet se janë të lidhur me organizatën terroriste ISIS.
Në kuadër të hetimeve të kryera nga Departamenti i Hetimit të Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, u konstatua se ka prova se 12 të dyshuar veprojnë në kuadër të organizatës terroriste ISIS.
Ekipet e policisë së Istanbulit kanë marrë masa për arrestimin e të dyshuarve për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhër.
Në operacionin e zhvilluar nga ekipet policore në disa adresa janë kapur 12 persona të dyshuar.
TRT Balkan / agjencitë