Në Türkiye janë ndaluar 15 nga 19 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhërarreste në operacionin kundër organizatës terroriste DAESh të zhvilluar në 12 provinca me qendër në qytetin Izmir.
Në kuadër të hetimeve të kryera nga Byroja për Hetimin e Krimeve Terroriste të Prokurorisë Publike të Izmirit, janë lëshuar urdhër-arreste për 19 të dyshuar për akuzat e “shkeljes së ligjit për parandalimin e financimit të terrorizmit” dhe “propagandë për organizatë terroriste” kundër organizatës së armatosur terroriste DAESh.
Ndërkohë, 15 të dyshuarit u kapën në operacionet e kryera në 12 provinca, me qendër në Izmir.
Po vazhdojnë përpjekjet për kapjen e të dyshuarve të arratisur.
TRT Balkan / agjencitë