Türkiye, arrestohen 32 të dyshuar për përgatitjen e sulmeve terroriste / Foto: AA

Në një operacion të përbashkët të Shërbimit Informativ të Türkiyes (MIT) dhe policisë turke, janë arrestuar 32 persona të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste ndaj kishave, sinagogave dhe Ambasadës së Irakut në Ankara.

Mes të arrestuarve janë edhe tre të ashtuquajtur anëtarë të rangut të lartë të organizatës terroriste DAESh.

Siç konfirmohet nga burimet e sigurisë, MIT-i dhe policia arrestuan edhe Mijbal al-Suveyhi, i koduar "Abu Yakina al-Iraki", i dyshuar si përgjegjës për inteligjencën në organizatën terroriste DAESh.

Në mesin e të arrestuarve është Muhammed Hilaf Ibrahim, me emrin e koduar "Abu Leys", i cili po përgatiste sulme ndaj sinagogave dhe kishave, dhe Iyheb Elani, me emrin e koduar "Abdullah el Jumeyli", një terrorist i DAESh-it i cili ishte përgjegjës për përgatitjen e një sulmi ndaj ambasadës së Irakut në Ankara.

Të 32 të dyshuarit u arrestuan në aksione të koordinuara të njëkohshme në nëntë qytete të Türkiyes.

Gjatë operacioneve u sekuestruan materiale digjitale që i përkisnin organizatës terroriste DAESh.

AA