Drejtoria e Policisë së Ankarasë arrestoi 33 persona në një operacion kundër hakerëve, të cilët tentuan të kryenin sulme kibernetike ndaj 450 uebfaqeve të institucioneve publike turke.
Sipas Prokurorisë në Ankara, bëhet fjalë për struktura hakerësh brenda organizatës terroriste DHKP-C ndërsa operacionet janë duke u kryer në 19 qytete në gjithë Türkiyen.
Janë lëshuar urdhër arreste për gjithsej 42 persona, anëtarë të grupeve të hakerëve të njohur si "RedHack" dhe "Red Hackers", të cilët dyshohen për tentim aksesi të paautorizuar në më shumë se 10 mijë uebfaqe, përfshirë 450 uebfaqe të institucioneve dhe departamenteve shtetërore.
Sipas Prokurorisë, gjatë sulmeve të hakerëve u zbuluan përpjekje për akses dhe transferim të të dhënave konfidenciale që lidhen me sigurinë e shtetit.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.