Türkiye, arrestohen 56 persona me fletarrest të Interpolit / FOTO: AA

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 56 persona të cilët ishin në kërkim me fletarrest të kuq të Interpolit nga 18 vende, tha të mërkurën ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Personat e kërkuar u arrestuan pas operacioneve të njëkohshme nga drejtoritë e policisë rajonale në 11 qytete, pas operacionit "Kafazi-28", tha Yerlikaya në X.

"Për të arrestuarit u konstatua se kishin dosje kërkimi për krime, përfshirë anëtarësimin në organizata kriminale, trafik droge, pastrim parash, sulm, falsifikim, grabitje, mashtrim, trafikim njerëzor, vrasje, prostitucion, vjedhje, kontrabandë, ryshfet, korrupsion dhe falsifikim", shtoi ai.

AA