Autoritetet turke në Istanbul arrestuan 10 të dyshuar të kërkuar nga Interpoli me akuza në lidhje me krimin e organizuar, njoftoi të enjten ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya.
"Dhjetë persona të kërkuar nga gjashtë vende me fletarrest të kuq të Interpolit u arrestuan në Istanbul në operacionin 'Kafazi-30'", thuhet në postimin e ministrit Yerlikaya në X.
Duke u zotuar se do të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar ndërkombëtar dhe trafikantët e drogës, Yerlikaya tha se fletarrestet e kuqe kundër të dyshuarve ishin lëshuar nga Irani, Koreja e Jugut, Siria, Kina, Uzbekistani dhe Zvicra.
Policia e trafikimit me emigrantë udhëhoqi operacionin, shtoi ai, me akuza që kishin të bënin nga mashtrimi, pastrimi i parave dhe bixhozi e deri te kontrabanda e migrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore.