Türkiye arrin të eksportojë 19 miliardë dollarë në Ballkan për 11 muaj

Türkiye arrin të eksportojë 19 miliardë dollarë në Ballkan për 11 muaj

Kjo shifër në periudhën e njëjtë të një viti më parë ishte 15 miliardë e 857 milionë dollarë.
Türkiye arrin të eksportojë 19 miliardë dollarë në Ballkan për 11 muaj.     Foto: AA

Eksportet e Türkiye-s në Ballkan në 11 muajt e këtij viti u rritën me 19.2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në afro 19 miliardë dollarë, ndërkohë që eksporti më i lartë është kryer drejt Rumanisë me mbi 5.7 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave që ka përpiluar gazetari i AA-së nga të dhënat e Asamblesë së Eksportuesve të Türkiye-s (TIM) mësohet se nga hapësira e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë dhe Greqinë në 11 muajt e këtij viti janë realizuar 18 miliardë e 894 milionë dollarë eksporte.

Teksa kjo shifër në periudhën e njëjtë të një viti më parë ishte 15 miliardë e 857 milionë dollarë, thuhet se në periudhën një vjeçare që ka kaluar, eksportet në gjeografinë e Ballkanit janë rritur në 19.2 për qind.

Për periudhën në fjalë në mesin e vendeve të Ballkanit më shumë eksporte janë kryer në Rumani me 5 miliardë e 726 milionë dollarë. Rumania pasohet nga Bullgaria me 4 miliardë e 85 milionë dollarë, Greqia me 2 miliardë e 608 milionë dollarë, Serbia me 1 miliard e 586 milionë dollarë dhe Sllovenia me 1 miliard e 486 milionë dollarë.

Në të njëjtën periudhë shitje të jashtme janë bërë në Shqipëri 899 milionë e 668 mijë dollarë, Bosnjë e Hercegovinë 667 milionë e 352 mijë dollarë, Maqedoni e Veriut 593 milionë e 769 mijë dollarë, Kosovë 571 milionë e 540 mijë dollarë, Kroaci 526 milionë e 266 mijë dollarë dhe në Mal të Zi 142 milionë e 120 mijë dollarë.

Rritja më e madhe e eksportit në Mal të Zi

Eksportet e kryera drejt vendeve të Ballkanit, për periudhën janar-nëntor të këtij viti janë rritur në 9 shtete ndërsa në dy shtete është shënuar rënie. Për këtë periudhë rritja më e madhe e eksporteve është shënuar në Mal të Zi me 46.4 për qind, ndërsa pas Malit të Zi, vendi ku është shënuar më shumë rritje të eksporteve në mesin e vendeve të Ballkanit renditet Shqipëria me 35.6 për qind.

Rritje të eksporteve për periudhën në fjalë është shënuar në eksportet drejt Rumanisë me 30.1 për qind, Bullgarisë me 24.2 për qind, Kroacisë me 23.6 për qind, Maqedonisë së Veriut me 22.7 për qind, Serbisë me 20.8 për qind, Kosovës me 18.7 për qind, Bosnjë e Hercegovinës me 17.7 për qind.

Ndërkohë në shitjet e jashtme të kryera drejt Greqisë është shënuar rënie me 0.7 për qind dhe drejt Sllovenisë me rënie 1.3 për qind.

Eksportet e kryera nga Istanbuli tejkalojnë 9 miliardë dollarë

Kur shohim shpërndarjen në bazë të qyteteve për eksportet drejt vendeve të Ballkanit në 11 muajt e parë të vitit, vërehet se eksportet e kryera nga Istanbuli drejt këtyre vendeve janë 9 miliardë e 85 milionë dollarë.

Me këtë shifër, Istanbuli ka përballuar i vetëm 48.1 për qind të eksporteve prej 18 miliardë e 894 milionë dollarë të realizuara drejt vendeve të Ballkanit.

Sektori ku janë kryer më shumë eksporte, sektori i kimikateve dhe produkteve të tij

Në 11 muajt e vitit në hapësirën e Ballkanit më shumë shitje të jashtme janë kryer nga sektori i kimikateve dhe produkteve të tij. Sektori i kimikateve dhe produkteve të tij për këtë periudhë ka kryer në vendet e Ballkanit shitje të jashtme prej 3 miliardë e 415 milionë dollarë.

Sektori në fjalë pasohet nga sektori i çelikut me 3 miliardë e 76 milionë dollarë, sektori i industrisë automotive me 2 miliard e 419 milionë dollarë, sektori i hekurit dhe metaleve jo hekur 1 miliard e 609 milionë dollarë dhe sektori elektrik dhe elektronik me 1 miliard e 277 milionë dollarë.

​​​​​​​Sipas të dhënave të TIM, sasia e eksporteve drejt vendeve të Ballkanit (mijë dollarë) dhe norma e rritjes në periudhën janar-nëntor 2021 dhe 2022 janë si më poshtë:

AA