Türkiye: Astronauti i dytë do të kryejë fluturimin suborbital më 8 qershor / Photo: AA

Ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë i Türkiyes, Mehmet Fatih Kacır deklaroi se fluturimi kërkimor suborbital i astronautit të dytë turk, Tuva Cihangir Atasever do të ngrihet më 8 qershor nga objektet e Portit Hapësinor të Virgin Galactic në New Mexico të ShBA-së.

Në një konferencë për media të mbajtur me astronautët turq Alper Gezeravcı dhe Atasever në ministri, të titulluar "Fluturimi Kërkimor Suborbital i Misionit Turk të Shkencës Hapësinore", minitri turk tha se kanë hapur një faqe të re në udhëtimin hapësinor të vendit me "Misionin e Astronautit dhe Shkencës Turke".

"Në 22 vitet e fundit, nën udhëheqjen e presidentit tonë, ne kemi forcuar infrastrukturën tonë të kërkimit dhe zhvillimit dhe inovacionit duke bërë investimin më të madh në burimet tona njerëzore", u shpreh Kacır.

Sipas ministrit, Türkiye tani është një vend që mund të zhvillojë, prodhojë dhe testojë satelitin e vet.

Ai nënvizoi se me satelitin İMECE, i cili është kryer vitin e parë, mund të merren imazhe nga e gjithë bota pa asnjë kufizim.

"Me TÜRKSAT-6A ne do të jemi një nga 11 vendet që kanë aftësinë për të zhvilluar dhe prodhuar satelitë komunikimi", rikujtoi Kacir duke lajmeruar se nisja e dytë do të bëhet me 8 qershor.

"Misioni hapësinor ishte fillim i ri për Türkiyen, e cila po shkon drejt shndërrimit në një shoqëri shkencore", tha ai.

Më tej, Kacır deklaroi se eksperimentet që Atasever do të kryejë në disiplina të ndryshme do të japin përfitime të konsiderueshme për kërkimin e kryer nga shkencëtarët.

Ndërkohë, të dy astronautët morën trajnimin bazë të astronautëve, procedurat e jetës dhe sigurisë, përdorimin e modulit dhe pajisjeve eksperimentale dhe trajnimin e mbijetesës të dhënë nga Axiom Space, Space X dhe NASA.

"Ekipi i misionit Axiom-3 do të takohet në Türkiye"

Kacır tha se në kuadër të programit hapsinor, ata do të krijojnë një zonë të zhvillimit të teknologjisë hapësinore në Ankara dhe se do të marrin një pjesë më të madhe nga ekonomia globale hapësinore, e cila vlerësohet të arrijë në 1.8 trilion dollarë në vit në vitin 2035.

"Ne do të vazhdojmë projektet tona për zhvillimin e raketave lëshuese dhe krijimin e një porti kozmik me bashkëpunim ndërkombëtar deri në vitin 2030. Në këtë proces, do të realizojmë Programin tonë Hënor. Ne do të arrijmë në Hënë me një anije kozmike të projektuar dhe prodhuar nga vetë inxhinierët dhe shkencëtarët tanë, me një sistem shtytës të zhvilluar me burime kombëtare", theksoi ndër të tjerash ministri.


AA