Türkiye: Bashkëpunimi me Sirinë, “i rëndësishëm” për stabilitetin rajonal. / Photo: AA

Türkiye e sheh bashkëpunimin e mbrojtjes me administratën e re siriane si një hap "të rëndësishëm" në interes të të dyja vendeve si dhe stabilitetit rajonal, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.

Në konferencën e fundit javore për shtyp të ministrisë këtë vit, zëdhënësi Zeki Akturk tha se bashkëpunimi dypalësh me Sirinë është një prioritet për Türkiyen në aspektin e stabilitetit kombëtar dhe rajonal.

Si Munbixhi ashtu edhe Diga Tishrin në Siri janë nën kontrollin e Ushtrisë Kombëtare Siriane të mbështetur nga Türkiye dhe pretendimet për përparime terroriste në këto zona nuk pasqyrojnë realitetin në terren, shtoi ai.

TRT Balkan / agjencitë