Türkiye dënoi sulmin terrorist në Pakistan         / Foto: AA

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes dënoi ashpër sulmin terrorist në stacionin e trenit në Quetta të Pakistanit, ku humbën jetën 26 persona.

Në deklaratë thuhet se sulmi terrorist dënohet në "mënyrën më të fortë të mundshme", dhe shpreh ngushëllimet për popullin e Pakistanit dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

U theksua se Türkiye do të vazhdojë ta mbështesë Pakistanin në luftën kundër terrorizmit.

Sipas raporteve fillestare, të paktën 26 persona u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën në një shpërthim që ndodhi në një stacion hekurudhor në qytetin Quetta në provincën e Baluchistanit në jugperëndim të Pakistanit.

Punonjësit e policisë kanë deklaruar se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës.

TRT Balkan / agjencitë