Türkiye dënon ashpër bastisjen ushtarake izraelite në qytetin Jenin.     /Foto: AA 

Türkiye ka dënuar ashpër një bastisje ushtarake të kryer nga ushtria izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me këto sulme, tensioni aktual në rajon mund të shkaktojë një spirale të re dhune”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes, duke përsëritur thirrjen e Türkiyes për Izraelin që të veprojë me ndjenjë të përbashkët dhe të ndalojë veprime të tilla.

Në njoftim u përcollën ngushëllimet e Türkiyes për shtetin dhe publikun palestinez për ata që humbën jetën në bastisje, duke u uruar gjithashtu shërim të shpejtë të plagosurve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, nëntë palestinezë u vranë nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar herët mëngjesin e sotëm, përfshirë tetë në Jenin. Të paktën 50 palestinezë të tjerë u plagosën.


TRT Balkan / agjencitë