Ministria e Jashtme e Türkiyes ka dënuar fuqishëm sulmet që shkaktojnë vdekjen e civilëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Nëpërmjet një komunikate ministria e Jashtme turke thonë se me trishtim është mësuar bastisja që kanë kryer ushtarët izraelitë në kampin në fjalë dhe se shumë palestinezë kanë humbur jetën.
"Jemi thellë të shqetësuar për tensionet që sa vijnë e rriten në Bregun Perëndimor dhe për humbjet e jetëve që tashmë po përjetohen pothuajse çdo ditë. Dënojmë fuqishëm sulmet që shkaktojnë vdekjen e civilëve", thuhet në deklaratën ku përsëritet thirrja ndaj autoriteteve izraelite që të ndërmarrin masat e nevojshme në mënyrë efektive për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe humbjes së jetëve në rajon.
"Urojmë që Allahu të mëshirojë vëllezërit tanë palestinezë që kanë humbur jetën në këto ngjarje si dhe shprehim ngushëllimet për shtetin dhe popullin e Palestinës", thuhet më tej në deklaratë.
Ushtarët izraelitë përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës në bastisjen e kryer në kampin e refugjatëve Jenin, ndërsa u shënuan konflikte mes ushtarëve dhe grupeve të armatosura palestineze.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se në ngjarje u vranë 9 palestinezë, përfshirë një grua të moshuar.
Që nga fillimi i vitit gjithsej 29 palestinezë, përfshirë 1 grua dhe 5 fëmijë janë vrarë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.