Türkiye dënon fuqishëm sulmin ndaj Kuranit dhe flamurit turk në Danimarkë / Foto: AA

Türkiye dënoi fuqishëm përsëritjen e “sulmit të poshtër” ndaj librit të shenjtë mysliman, Kuranit, si dhe ndaj flamurit turk në Danimarkë.

“Është e papranueshme të lejohen këto sulme të poshtra nën maskën e lirisë së shprehjes”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Türkiyes, duke theksuar se akti u lejua pavarësisht disa paralajmërimeve nga Ankaraja.

Në deklaratë thuhet se ambasadori danez Danny Annan u thirr në ministri dhe iu përcoll qëndrimi i Türkiyes për këtë çështje.

Ministria thekson se Türkiye do të vazhdojë përpjekjet e saj, si në platforma multilaterale, ashtu edhe në nivel dypalësh, kundër "sulmeve të tilla të poshtra" dhe "krimeve të urrejtjes".

Në deklaratë thuhet incidentet e këtilla janë shembuj të rritjes alarmante të islamofobisë dhe ksenofobisë në Evropë.

Ministria i bëri thirrje Danimarkës për "qëndrimin e saj të pandjeshëm në lidhje me këtë çështje" dhe për injorimin e ndjenjave të myslimanëve në mbarë botën.

Muajt e fundit janë parë disa akte të djegies së Kuranit, ose përpjekje për ta bërë këtë, nga figura a grupe islamofobike në Evropën veriore dhe në vendet nordike.

AA