Sulmi i qëllimshëm i Izraelit ndaj gazetarëve vazhdon pa ndërprerje, thotë në reagimin e tij Drejtori i Komunikimeve të Türkiyes, Fahrettin Altun pas sulmit të sotëm ndaj ekipit të TRT Arabi në Gaza.
“Ne e dënojmë këtë sulm të poshtër. Ky është terrorizëm. Ky terrorizëm duhet të ndalet dhe bota perëndimore duhet ta kundërshtojë këtë brutalitet sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Altun.
“Mjaft ishte! Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa kundër mizorive që po ndodhin para syve tanë”, thotë Altun.
Ata që heshtin kundër këtyre sulmeve sistematike, siç shkruan Altun, janë bashkëpunëtorë në krimin e gjenocidit të Izraelit.
“Edhe një herë, dënoj sulmet e Izraelit që synojnë gazetarët në Gaza, i uroj shërim të shpejtë kameramanit Sami Shehadeh dhe i uroj shërim të shpejtë familjes sonë TRT”, thotë Altun.
Automjeti i ekipit TRT Arabi, i cili po përgatitej për transmetim në kampin Nusejrat në Gaza, u sulmua nga ushtria izraelite. Sami Shehade, i cili po punonte si kameraman i pavarur, u plagos rëndë dhe iu nënshtrua një operacioni. Gazetari i TRT Arabi, Sami Berhum, ka shpëtuar pa lëndime.