Türkiye dënon sulmin e kolonëve hebrenj ndaj Kuranit.     /Foto: AA

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes ka dënuar ashpër sulmin që kolonët hebrenj kryen ndaj Kuranit pasi hynë në një xhami në qytetin Urif të Palestinës nën pushtimin izraelit.

MPJ-ja turke bëri një deklaratë me shkrim rreth sulmeve të kryera nga kolonët hebrenj në territoret e pushtuara palestineze, ku theksohet se dënojnë ashpër sulmin që një grup i kolonëve hebrenj kryen ndaj librit të shenjtë Kuranit, pasi ata hynë në një xhami në qytetin Urif të Palestinën nën pushtimin izraelit.

"Presim që autorët e këtij sulmit të papranueshëm të urrejtjes të japin llogari përpara drejtësisë sa më parë. Sërish ne dënojmë fuqishëm sulmet e kryera nga grupet e kolonëve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe vrasjen e një civili palestinez nga forcat izraelite. Edhe një herë ne theksojmë se është përgjegjësi e shtetit të Izraelit që buron nga ligji ndërkombëtar që të parandalojë krimet e urrejtjes, përfshirë urrejtjen ndaj Islamit dhe të gjitha sulmet që kryhen nga kolonët hebrenj në territoret e palestineze nën pushtim ndaj popullit lokal palestinez, vendeve të tyre të adhurimit, vendbanimeve dhe pronave të tyre", thuhet në komunikatën me shkrim.

Gjithashtu, në komunikatë shprehet shqetësim i madh nga tensioni në rritje sërish në ditët e fundit në Bregun Perëndimor.


TRT Balkan / agjencitë