Türkiye dënon sulmin ndaj anijes së peshkimit nga regjimi sirian.    /Foto: AA

Türkiye dënoi gjuajtjen ndaj një anije peshkimi turke nga forcat e regjimit sirian në ujërat ndërkombëtarë, tha të hënën Ministria e Jashtme turke.

“Ne dënojmë gjuajtjen ndaj anijes turke të peshkimit të quajtur Mahmutcan-1 … nga dy anije që u përkasin forcave të sigurisë së regjimit sirian të dielën, tha një deklaratë nga Tanju Bilgic, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke.

Mahmutcan 1 po lundronte në ujërat ndërkombëtarë nga porti Adana Karatas në Türkiyen jugore, thuhet në komunikatë, duke shtuar se incidenti shkaktoi lëndime të lehta në dy peshkatarë dhe dëme materiale në varkë.

Türkiye do të ndjekë incidentin pasi një hetim ka nisur për incidentin nga Zyra e Kryeprokurorit Publik turk në rrethin Samandag të provincës jugore të Hatay, shtohet në komunikatë.

AA