Ministria e Jashtme turke ka reaguar pas shpërthimit të mbrëmshëm në Zubin Potok, duke e dënuar fuqishëm këtë sulm.
“Ne dënojmë fuqimisht sulmin e djeshëm (29 nëntor) ndaj një kanali uji në Zubin Potok, në veriun e Kosovës, i cili është jetik për furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Kosovë. Shpresojmë që autorët e këtij sulmi të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Türkiyes.
Diplomacia turke gjithashtu shprehu “solidaritetin me Kosovën dhe gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë që mund të ketë nevojë”.
Türkiye u bëri thirrje palëve të tregojnë përmbajtje për ta shmangur përshkallëzimin në rajon.
TRT Balkan / agjencitë