Një anije me produkte shëndetësore me destinacion Gazën u nis nga qyteti Izmir i Türkiyes.
Në anijen e mallrave që u ankorua një natë më parë në portin Alsancak të Izmirit u ngarkuan produktet mjekësore dhe ambulancat.
Pas përfundimit të procesit të ngarkimit, anija u nis drejt portit Al-Arish të Egjiptit.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, deklaroi se do të dërgohen rreth 500 tonë ndihma, përfshirë ilaçe, pajisje mjekësore, 8 spitale fushore, 20 ambulanca dhe produkte mjekësore.
Ndryshe, të paktën 10.569 palestinezë, duke përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra, janë vrarë, që kur Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës më 7 tetor.
TRT Balkan / agjencitë