Türkiye dhe Azerbajxhani zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake.     /Foto: AA

Forcat e Armatosura të Republikës së Türkiyes dhe Azerbajxhanit po zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në shkallë të gjerë "Mustafa Kemal Atatürk 2023" në Azerbajxhan.

Në kuadër të stërvitjes demonstruese, objektivat e synuara të armikut u shkatërruan nga sulmet e avionë luftarakë turq F-16 dhe dronëve të armatosur Bayraktar TB2.

Stërvitja demonstruese po mbahet me rastin e përvjetorit jubilar të 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiyes, ku morën pjesë ministri turk i Mbrojtjes Yaşar Güler, homologu i tij azerbajxhanas Zakir Hasanov dhe ministri i Mbrojtjes i Taxhikistanit Sherali Mirzon.

Poligoni ushtarak në afërsi të kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku, gjatë stërvitjes ngjante në një fushëbetejë të vërtetë.

Stërvitja filloi me njësitë komando turke dhe azerbajxhanase që morën pozicionet përfaqësuese të armikut në vijën e frontit.

Në stërvitje u neutralizuan njësitë imagjinare të mbrojtjes ajrore armike.

Përveç aeroplanëve dhe dronëve turq, një njësi artilerie qëlloi edhe objektivat imagjinare të armikut në stërvitje, ndërsa në mesin e objektivave imagjinarë të shkatërruar ishin sistemet raketore "Iskender" dhe "Toçka-U".

Gjatë stërvitjes, forcat speciale turke dhe azerbajxhanase zbritën pas armikut përfaqësues dhe kapën komandantë të lartë.

Stërvitja "Mustafa Kemal Atatürk 2023" synon të rrisë ndërveprimin dhe koordinimin mes ushtrive turke dhe azerbajxhanase dhe përfundon nesër.

Stërvitjet u kryen pranë Baku, në Nakhchivan dhe në zonat e çliruara nga pushtimi armen. Në këtë stërvitje morën pjesë 3.000 ushtarë, 130 tanke dhe mjete të blinduara, rreth 100 sisteme artilerie dhe raketash dhe rreth 20 aeroplanë dhe helikopterë.

TRT Balkan / agjencitë