Ushtritë e Türkiyes dhe Azerbajxhanit janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta, në përputhje me marrëveshjen për bashkëpunimin ushtarak, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit përmes një deklarate.
"Stërvitjet me pjesëtarë të reparteve të ndryshme ushtarake, pajisjeve luftarake dhe speciale inxhiniero-xhenierike, si dhe automjete të aviacionit ushtarak të Ushtrisë së Azerbajxhanit dhe Forcave të Armatosura Turke po mbahen në qytetin Baku, si dhe në zona të territorit të Astara, Jabrayil dhe Imishli", thuhet në deklaratë.
Të dy ushtritë po kryejnë stërvitje dhe detyra të ndryshme duke përdorur metoda moderne luftarake, duke "përdorur artileri, aviacion dhe mjete të tjera të trupave në operacionet ushtarake, organizimi i aktiviteteve të tyre në ndërveprim, ndërtimi i urave ponton për të mundësuar kalimet mbi lumenj, zbarkimi i parashutistëve në thellësi të armikut imagjinar".
"Në stërvitjen e përbashkët fokusi kryesor ishte sigurimi i koordinimit luftarak gjatë ndërveprimit të trupave, përmirësimi i menaxhimit, shkëmbimi i përvojës dhe rritja e profesionalizmit të personelit", përfundon deklarata.
5 Dhj 2022
Türkiye dhe Azerbajxhani zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake
Të dy ushtritë po kryejnë stërvitje dhe detyra të ndryshme duke përdorur metoda moderne luftarake, duke "përdorur artileri, aviacion dhe mjete të tjera të trupave në operacionet ushtarake.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.