Türkiye dhe BE-ja do të zhvillojnë të hënën raundin e parë të Dialogut Tregtar të Nivelit të Lartë për të diskutuar çështjet e vizave, tregtisë dypalëshe dhe Bashkimit Doganor.
Ministri turk i Tregtisë Omer Bolat, një delegacion turk dhe nënkryetari i Komisionit të BE-së Valdis Dombrovskis dhe zyrtarë të komisionit do të marrin pjesë në bisedimet në Bruksel.
Palët do të diskutojnë rritjen e tregtisë dypalëshe, zgjerimin e Bashkimit Doganor dhe tranzicionin e gjelbër.
Takimi do të trajtojë gjithashtu çështjet me aplikimet për viza nga Türkiye në vendet e BE-së.
TRT Balkan / agjencitë